Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, njëkohësisht edhe kryetarin e LSI, Ilir Meta.
Takimi mes dy krerëve më të lartë të shtetit vjen një ditë pasi Edi Rama lidhi marrëveshjen me PDIU e Shpëtim Idrizit.
Edhe pse flitet që PS i ka lënë LSI dorë të lirë në 15 njësi për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, kryeministri Rama deklaroi dje se mes koalcionit nuk ka ndarje, por do të ketë mbështetje për kandidatin nga e gjitha aleanca.