Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit

Ka përfunduar rreth orës 11: 30 takimi i kryeministrit Edi Rama me kryetari i Kuvendit Ilir Meta   në kryesinë e Kuvendit.

Ndërkohë në kryesinë e Kuvendit ka qenë dy herë dhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Nga ana tjetër grupi i ekspertëve po diskuton nenet që kanë të bëjnë me Gjykatën Kushtetuese dhe më pas emërimin e shkarkimin e drejtuesve të isntitucioneve  kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dje u arrit dakordësia

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpjekjet e Ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin e BE, që opozita të ndërpriste bojkotin e tryezës së ekspertëve, nuk kanë dështuar.

Dje Ambasadorët, u takuan për afro dy orë me kryetarin  e  komsionit parlamentar  Fatmir Xhafaj dhe deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, ekspertët Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi dhe ekspertët e  Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj, duke i bindur këta të fundit t’i  rikthehen punës.

Negociatat kanë sjellë në dakordësinë e të PD dhe PS, që puna e ekspertëve të rinisë aty ku kishte mbetur me largimin e demokratëve, tek formula e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve kushtetuese.

Në përfundim të takimit, Enkeled Alibeaj e përligji rikthimin e tij dhe ekspertit tjetër Gazmend Bardhit, me tërheqjen nga shumica të draftit të Komisionit të Posaçëm per Reformën në Drejtësi, të përfunduar në 29 dhjetor, i njëjti mbi të cilin po punon grupi i ekspertëve.

Alibeaj: U ra dakord së pari për tërheqejn e draftit të pakonsultuar që qarkulloi ditët e fundit.

Së dyti u ra dakord që dokumenti i vetëm që do të diskutohet për të arritur draftimin e reformës kuishtetuese në drejtësi do të jetë ai i Opinioneve të Komisionit të Vencias.

Së treti, u ra dakord që në kushte barazia ekspertët e opozitës dhe të qeverisë të vijojnë punën e tyre të përbashkëta për të draftuar rekomandimet e komisonit të venecias, rekomandime të cilat mund të jenë të tilla që mund të ofrojnë disa variante që mund të jenë të përbashkëta me ekspertët e qeverisë dhe opozitës, opinione këto që duhet të respektojnë 100% opinionet e Komisionit të Venecias.

Ndërkohë, burime nga e majta thanë se rikthimi i opozitës i dedikohet presionit të ndërkombëtarëve. Të njëjtat burime thanë se në tryezën e ekspertëve do të dëgjohen alternativat e PD për votimin me shumice te cilësuar  të  anëtarëve të insitucioneve të drejtësisë, por gjithçka do të kryhet mbi mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?