Rama takon Mustafën, Gjukanovic dhe Mogherinin
Në Bruksel mbahet sot takimi për Ballkanin Perëndimor i njohur ndryshe edhe si “Procesi i Berlinit” ku merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka pasur një mëngjes pune me kryeministrin e Kosoves, Isa Mustafa dhe zevendes/kryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Hashim Thaçi.
Në takim mësohet se është diskutuar per projektet e perbashketa mes dy vendeve dhe projektet nga të cilat Shqipëria dhe Kosova do të përfitojnë si rezultat i proçesit të nisur në Berlin nën udhëheqjen e kancelares Merkel.
Kryeministri Rama u takua edhe me Kryeministrin e Malit te Zi Milo Gjukanoviç, me të cilin ka diskutuar rreth projektit të autostrades Adriatiko-Joniane, projekt që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Greqinë.
Dy Kryeministrat diskutuan edhe mbi projekte të perbashkëta në fushën e turizmit, sidomos në zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna.
Kryeministri Rama u takua edhe Komisioneren për Politiken e Jashtme Mogherini, me të cilën diskutoi të ardhmen europiane të vendit tone si dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për të përmbushur 5 prioritetet që e afrojnë Shqipërinë edhe më shume me Bashkimin Europian.
KOHA JONË SONDAZH

