Rama takon nesër Presidentin francez, Hollande?!

Kryeministri Edi Rama, pritet të zhvillojë një takim gjatë ditës së nesërme me Presidentin francez François Hollande në Paris.

Lajmi bëhet i ditur për ‘Javanews’ nga burime të besueshme diplomatike, sipas të cilave takimi mes kreut të qeverisë shqiptare dhe Presidentit francez, pritet të zhvillohet në kuadër të dhënies së çmimit “Komandantit të Legjionit të Nderit”, shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare.

Ky i fundit ishte pjesë e një liste prej 600 personalitetesh të fushave të ndryshme, të nderuar me medalje në fillim të vitit nga shteti francez. Mes personave të dekoruar janë edhe 20 emra, heronj dhe viktima të sulmeve terroriste që goditen Francën vitin që lamë pas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe siç mësohet, do të jetë vetë kryeministri Rama, ai i cili ka vendosur të jetë i pranishëm gjatë kohës që Presidenti francez, do t’i dorëzojë çmimin shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare. Pas kësaj ceremonie pritet që dy drejtuesit e lartë të zhvillojnë edhe takimin mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tematika e bisedimeve mes Ramës dhe Hollande, porse pritet që në qendër të këtij takimi të jetë forcimi i marrdhënieve mes dy vendeve, mbështetja e Francës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe forcimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me karakter ekonomik, në luftën kundër terrorizmit, etj.

Ky është takimi i tretë mes kreut të qeverisë shqiptare dhe presidentit francez. Takimi i parë mes tyre është zhvilluar me 11 qershor 2014 kur Kryeministri Edi Rama u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës, në Pallatin Elysee. Ndërsa takimi i dytë është zhvilluar pas aktit terrorist ndaj redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku një delegacion i zgjeruar nga Shqipëria u bë pjesë e marshimit të Unitetit në Paris, në nder të viktimave që humbën jetën nga sulmi. Delegacioni shqiptar ishte i përbërë jo vetëm nga zyrtarë të lartë si kryeministri Edi Rama, por edhe nga 4 përfaqësues të komuniteteve fetare të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?