Rama: Të ardhurat s’u realizuan, por jo për faj të qeverisë
“Rënia e çmimit të karburanteve në bursat ndërkombëtare është njëra prej arsyeve pse nuk u realizua plani i të ardhurave. Ne nuk mund të parashikonim se si do lëvizte çmimi në bursa. Një tjetër arsye është rënia e të ardhurave nga renta dhe të ardhurat nga TVSH-ja për importin e gazit të lëngshëm. Por dhe përgjysmimi i borxhit të energjisë elektrike”.
Këto ishin disa nga arsyet që kryeministri Edi Rama dha sot në seancën plenare ku po diskutohet projektbuxheti 2016, mbi mosrealizimin e të ardhurave në buxhetin e shtetit 2015.
Dhe duke pohuar haptazi se kjo ka ndodhur jo për faj të qeverisë që ai drejton.
Më tej, kreu i mazhorancës u ndal edhe te kritikat e forta në drejtim të shumicës sa i takon rritjes së borxhit publik.
“Argumenti se sipas kundërshtarëve tanë këto para’ vidhen, ëhstë totalisht i pavërtetë. Sa i takon borxhit, nuk mund të presim asgjë tjetër nga të tillë lot krokodili, ndërkohë që faktet flasin qartë për këdo që ka vesh të dëgjojë. Faktet flasin se në këto dy vite borxhi është ulur ndjeshëm në raport me vitet e qeverisjes së tyre. Në 2 vite janë marë borxh vetëm 2.8% të PBB. Faktet flasin se në 8 vite, borxhi nuk është ulur nën 3%”, – tha Rama… (vijon)
KOHA JONË SONDAZH

