Rama të dielën në Athinë për shqiptarët, Berisha: Provokim dhe ndërhyrje në fushatë elektorale

Nga ballkoni i banesës, Sali Berisha e quan vizitën e kryeministrin Edi Rama këtë të dielë në Athinë me shqiptarët, si një provokim. Ai shtoi se kjo vizitë është ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale! Në fund, ish-kryeministri e cilësoi Ramën si armikun më të madh të diasporës dhe kombit shqiptar.  Vizita e Ramës në Greqi do të jetë në 12 maj, në 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

“Në moton ‘Shqipëria e viteve 2030’. Miqtë e mi, takimin me diasporën të një politikani shqiptar nuk është e nevojshme ta komentosh. Është gjëja më normale, por kur takimi organizohet si një provokacion, duhet vetëm ta dënosh.

Së pari ne jemi shqiptarë. Fqinjë mijëravjeçarë me grekët në këtë rajon, por ne kemi një shprehje të hershme sa vetë mikpritja jonë: kush gjen pa ftuar, e gjen pa shtruar. Në mënyrë të përsëritur, autoritetet zyrtare greke kanë deklaruar se Edi Rama vjen i paftuar.

Thashë dhe njëherë nuk do merresha me takimin me diasporën, mallin e pashuar të shqiptarëve për të, por nuk kam si të mos merrem kur ky takim bëhet në një moment elektoral dhe përbën një ndërhyrje flagrante në fushatë elektorale të një vendi i cili pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, ka rritur në mënyrën më progresive standardet e trajtimit të emigracionit shqiptar në atë vend. Vetëm një njeri pa mend, vetëm një njeri që nuk gjen interes tjetër përveç interesit të tij personal, niset në një vizitë të tillë”, përfundoi Berisha.

SHKARKO APP