Rama te godinat e reja qeveritare në Sauk: Do të kenë standarde të larta sigurie
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot nga afër kantierin e ndërtimit të kompleksit të godinave qeveritare në zonën e Saukut në Tiranë.
Në këtë kantier, i cili pritet të përfundojë në vitin 2026, do të akomodohen me zyra disa agjenci që operojnë në fushën e informacionit dhe sigurisë kibernetike.
“Kompaninë e kemi shalqi me provë edhe kam shumë besim se do bëhet jo vetëm punë shumë cilësore por edhe në afat. Mbase edhe më shpejt se 18 muaj mund të mbyllet. Është një godinë e standardeve të sigurisë së lartë qoftë nga rëndësia e mbrojtjes së sigurisë kibernetike, qoftë për arkivën dhe qoftë për agjencinë”, deklaron Rama.