Rama të hënën në Bruksel, do të takohet me Presidenten e KE, Von der Leyen
Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Brukselin, ku në axhendë parashikohen takime me Komisionerin për Politikën e Jashtme, Josep Borrel, dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Mes temave që pritet të diskutohen është ecuria e Shqipërisë në integrimin evropian, dhe përdorimi i fondeve të BE-së për rindërtimit, që u akorduan pasi Shqipëria u godit nga tërmeti.
Sjellim në vëmendje që në fillim të këtij viti Rama ka lëshuar disa kritika në drejtim të unionit, që lidhen me procesin e vaksinimit antiCovid.
Kreu i qeverisë do të shoqërohet në këtë vizitë nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.