Taulant Balla mesazh Ahmetaj: PS jo një zyrë avokatie për shkelësit e ligjit!
Në Partinë Socialiste ujërat janë turbulluar nga intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, dhënë mbrëmjen e së enjtes në ”Opinion”. Kreu i grupit i PS-së, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për ”Euronews Albania”, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj që i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.
Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e askujt që ka shkelur ligjin.
“Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshtarit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD-së, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut, po se mbani mend”, tha Balla.
Te “Opinion” ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj shigjetoi kryeministrin Rama duke i thënë publikisht që të mos edhe kryeministrin, edhe gjyqtarin!