”Rama të mos provokojë më popullin”, Meta: Amnistia e urdhëruar nga bota e krimit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i drejtohet kryeministrit Edi Rama me thirrjen që të mos i provokojë më popullin, ku pohon se amnistia fiskale për të është e urdhëruar nga bota e krimit. Përmes një postimi në facebook, kryetari i PL-së nëvnzion edhe se shpërfillja e papërgjegjshme e qeverisë ndaj shqetësimeve në luftën ndaj krimit të organizuar, është e patolerueshme.
”Kryeministri Rama të mos provokojë më popullin shqiptar, të mos dëmtojë, vonojë dhe minojë procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Të tërhiqet menjëherë nga projektligji për Amnistinë Fiskale, i cili është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit.
Shpërfillja e papërgjegjshme e Qeverisë ndaj shqetësimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar, është e papranueshme dhe e patolerueshme”.