Rama: Të nisë blerja e pallateve. 105 objekte në zonë rreziku

Edhe këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin e Ministrave, ku ka bërë të ditur se mbi 13 mijë persona pas tërmetit tragjik, u strehuan në hotele, çadra e palestra. Në mbledhjen e 10-të të qeverisë, Rama tha se do të fillojë blerja e apartamenteve dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar”.

Nga ana tjetër, ai pohoi se 105 objekte janë futur në zonë rreziku. “Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces. 105 objekekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”.

SHKARKO APP