Rama te Piramida e Tiranës, së bashku me shefin e kompanisë së dronëve “Bayraktar” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër punimet në kantierin e Piramidës së Tiranës, së bashku me Haluk Bayraktar, shefi i kompanisë së famshme të prodhimit të droneve “Bayraktar”.

“Në kantierin e Piramidës së Tiranës, bashkë me Haluk Bayraktar, shefi i kompanisë së famshme të prodhimit të droneve “Bayraktar”, kompani e cila ka një rrjet të tërë të qendrave të shkencës së teknologjisë në shumë qytete, e që ka pranuar ta sjellë përvojën e saj edhe në Shqipëri, duke ofruar trajnime falas për të gjithë fëmijët shqiptarë për tu aftësuar në fusha të ndryshme të botës digjitale”, shkruan Rama në një postim në Facebook, ndërsa ka ndarë edhe pamjet gjatë kësaj vizite.

SHKARKO APP