“Rama të reagojë!” Përkqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve në grevë urie
Greva e naftëtarëve gra ka hyrë në ditën e 12-të. Gjendja shëndetësore e tyre sa vjen dhe rëndohet.
Por ato mbeten të vendosura se do të vazhdojnë deri në fund.
Një prej tyre thotë se kërkon më shumë sensibilizim nga qytetarët. Ajo i bëri thirrje kryeministrit që të reagojë.
“Presim që kryeministri të reagojë. Pastaj futem për negociatat për uzinën. Duam më shumë sensibilizim, dhe mbështetje. Populli është uragan. Lekët e prapambetura i kanë edhe ata që kanë dalë në pension, edhe ata duhet të vinë të na mbështesin. Shoqet edhe pse janë në gjendje kritike janë të vendosura. Ta dijë mirë kryeministri, nuk dalin”, tha një prej grave naftëtare.
“Nga kjo kauzë dua të dal me fitore. Kemi kërkuar që kryeministri të negociojë dhe ti japë një zgjidhje”, tha një tjetër greviste.
Ato thonë se nuk kanë besim te propozimi i kryeministrit, i cili i ka thene qe të dalin nga greva dhe me pas të negociojnë.