“Rama të shpallet non grata”, ish-deputetja e PD: A munden me e fal shqiptarët për atë ç’ka bëri?
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka kërkuar që kryeminsitri Edi Rama të shpallet non grata pas qëndrimit që mbajti për minishengenin.
Përmes një postimi në “Facebook”, Pampuri ka deklaruar se Rama u tregua i pabesë me këtë veprim dhe me akuzat e hedhura për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i Orjola Pampurit:
A munden me e fal shqiptarët e Kosovës Edi Ramën, për atë ç’ka bëri e nuk bëri për ta. Vendosi taksën e Rrugës së Kombit, priti Vuçiçin në Tiranë, duke mbrojt e lobu fort për heqjen e taksës së mallrave me Serbinë, duke lobu për vendosjen e minishengenit Ballkanik, një çmenduri në kohën kur të gjithë sytë dhe shpresën e kemi nga BE.
Edi Rama të heqë taksën e Rrugës së Kombit, Edi Rama duhet të mbante qëndrim të prerë ndaj Vuçiçit për njohjen e Kosovës, por bëri të kundërtën, duke e shtrirë tashmë pabesinë e tij në mbarë trojet shqiptare. A mundet një kryeminister të përdorë një gjuhë urrejtje kundrejt një kryeministri të një vendi tjetër, e për më shumë akoma, kundrejt kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
A mund t’ia falin këtë familjarët e viktimave të masakrës së Reçakut, Studimes (Vushtri), Krushës së Madhe (Rahovec), Dubravës, Izbicës, Prekazit(Jasharajve). Me kaq, mjafton që ky palo kryeministër antishqiptar, të jetë non grata për mbarë trojet shqiptare.