Rama tek ”Të paekspozuarit”: Primaret treguan se PD është këneta ku bufi ushqehet me speciet që jetojnë në të

Këtë mbrëmje kreu i PS-së, Edi Rama ndodhet në studion ”Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN, ku po bën një analizë për fushatën dhe për ambicien për mandatin e katërt. Rama u pyet në lidhje me etiketimin e rivalit politik si “bufi i kënetës”. Rama tha se zgjedhur karikaturën dhe satirën në vend të akuzave ndaj kreut të PD-së. Rama shpjegoi edhe pse ka zgjedhur ta krahasojë PD-në me një kënetë.

”Bufi ka marrë vend në vëmendjen e njerëzve por nuk ka qenë asnjëherë dominant në kohën dhe volumin e asaj që është thënë që në fillim. Duke qenë personazh pikat ka marrë vëmendje. Është e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik.

E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Unë nuk i sulmoj kundërshtarët me akuza të natyrës penale. Unë nuk e bëj dot dhe detyrohem të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur. Në të gjithë volumin e kohës dhe përmbajtjes së komunikimit, bufi dhe këneta zënë shumë pak vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa tjetër është çfarë kemi bërë dhe çfarë do të bëjmë. Kjo fushatë nuk ka nevojë për gogol. Vendosja e bufit të kënetës është një karikaturë. Ajo parti është kënetë, në aspektin e ujit të ndenjur. U tregua sa kënetë e rrezikshme është kur u bënë primaret dhe u gëlltitën fituesit. Kryetari i Kavajës u fut në primare, doli i pari në qarkun e Tiranës, nuk e ke në listë. Dash Sula doli i pari dhe nuk është fare në listë. Jemi në kushtet e kënetës. I ha bufi sepse ai jeton me speciet e kënetës ku jeton”,-tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?