FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Tepelenasit do kenë dalje në det

Kryeministri Edi Rama prezantoi paraditen e së martës projektet e reja në Tepelenë, qytet në të cilin, sipas tij, ”deri para pak vitesh askush nuk ndalonte për të qëndruar, pasi ishte vetëm errësirë”.

”Do bëjmë rrugën që lidh Tepelenën me detin”, tha kryeministri Rama në bashkëbisedimin me banorët e Tepelenës. Edhe kalaja do të rindërtohet, ka thënë kryeministri, duke shtuar se do të jetë e hapur për të gjithë, jo vetëm për banorët e zonës.

Kreu i qeverisë theksoi se “kemi përpara një minierë të pashfrytëzuar për të bërë para’: minierën e bukurisë së këtyre zonave”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nëse shfrytëzojmë agro-turizmin, po ju them që kjo zonë do të jetë plot jo vetëm në sezon, por edhe jashtë sezonit. Do të kenë mbështetje financiare nga shteti ata që do të bëjnë investime. Bujtinat dhe hotelet e vogla tradicionale të agro-turizmit sjellin fitime”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri premtoi se në Tepelenë do të nisë puna për ujësjellësin në qershor, edhe pse tha se paratë që duhen janë shumë. “Por, motori i turizmit do të na lejojë të bëjmë investimet e nevojshme”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?