Rama tha se Agaçi ka probleme shëndetësore, Berisha: Ka 1 muaj i zhdukur

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ndodhet në Itali për shkak të problemeve të rënda shëndetësore. Sali Berisha përgënjeshtron Ramën dhe shprehet se Engjëll Agaçi ka një muaj i zhdukur dhe nga Roma vijnë fotografi në kafene.

”Tani historiku i Engjëll Agaçios, ai ka një muaj që është zhdukur. Nuk tregojnë as spital, as klinikë, përkundrazi nga Roma vijnë fotografi në kafene. Po të ishte se është e vërtetë, ai tregon spitalin. Pse ti operacionin në trupin tënd nuk e mbajte sekret, por e nxore në publik? Kurse tani për Agaçion, sekret spitali, sekret largimi dhe jo vetëm kaq”.

Po ashtu Berisha kërkon nga Rama që të tregojë se në cilin spital ndodhet Agaçi. Kreu demokrat denoncoi edhe emërimin e pasueses së Agacit në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. ”Jo vetëm kaq, por emërohet Vilma e pushuar nga Ambasada e SHBA për fshehje akti kriminal, të një punonjësi tjetër, dihet. Ka fshehur, dhe kjo njeri e papërgjegjshme që pushohet nga ambasada e SHBA me të drejtë, sepse ka fshehur një akt dhune, jo punonjës të ambasadës, por ndaj një punonjësi ndaj një tjetri, ka fshehur dhe shkarkohet për këtë punë, nuk e di ca pozicioni kishte, ajo merret tani dhe emërohet në vend të Engjëll Agaçit”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?