Rama tha se nuk do e pyeste për Kodin Zgjedhor, Meta merr veprimin urgjent

Presidenti Ilir Meta ka vendosur që t’i kërkojë opinion urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhorancës.

Në një deklaratë për mediat, Meta ka renditur pyetjet që i ka shtruar Komisit të Venecias, ku sipas tij qëllimi është shmangia e një krize të mundshme zgjedhore.

“I kam kërkuar opinion urgjent Komisionit të Venecias, për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor nga ana e mazhoranës. Presidenti e ktheu ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të shmangur një krizë të mundshme politike. Unë kam demostruar përgjegjësinë e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë shpresoj që të ketë një reflektim, dhe presidenti në çdo rast ka shumë zgjidhje, që do të kërkojnë mbështetjen dhe bashkimin e popullit shqiptar, që do të synojnë të ardhmen europiane të vendit.“, deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës së sotme kreu i qeverisë Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët, nëse do të reflektonte lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, u shpreh se i fundit që mund ti kërkonte llogari presidentit ishte Ilir Meta.

Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?