Rama thërret në mbledhje jashtë Tiranës ministrat e PS-së dhe 61 krerët socialistë në rrethe
Kryeministri Edi Rama mbledh të dielën në Gjirokastër, ministrat e kabinetit qeveritar, që vijnë nga radhët e Partisë Socialiste. Ky takim i cili do të zhvillohet në qytetin e gurtë paraditen e së dielën, është ideuar si një mbledhje informale.
Sipas burimeve për “BalkanWeb”, kreu i Qeverisë do të zhvillojë mbledhje edhe me kryetarët e degëve të partisë politike që ai drejton.
Mësohet se të pranishëm në këtë takim do të jenë kryetarët e degëve të PS-së në të 61 bashkitë e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

