Rama thirrje shqiptarëve: Vota për mua dhe PS, çelësi për të hapur derën e BE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, fton qytetarët që të votojnë në 11 maj, numrin 5 në fletën e votimit.

Kreu i qeverisë teksa ka publikuar foton e një dore, thekson se vota për PS është çelësi për të hapur derën e BE-së.

”Vota për mua dhe PS është çelësi për të hapur derën e Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat në 2027, sipas planit të dakordësuar me Brukselin”,-shkruan Rama.

Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë, Rama ka nënvizuar rëndësinë për zgjedhjet e 11 majit për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

SHKARKO APP