Presidenti: Jam i gatshëm me qindra mijëra njerëz të shkojmë te SPAK-u

Presidenti Ilir Meta përpara mediave u shpreh se është i hapur të hetohet nga SPAK, pasi u pyet për thirrjet e kryeministrit Rama.

Pyetje: Rama i ka bërë thirrje SPAK se duhet të hetojë Berishën dhe ju. Keni një përgjigje?

Ilir Meta: Shqipëria e pret Ilir Metën, ose ajo pjesë e Shqipërisë që i rreh zemra për Shqipërinë dhe interesin kombëtar i cili falë marrëveshjes së 5 viteve më parë është cënuar si asnjëherë tjetër, ne e kemi kohën përpara. Ajo që shqiptarët presin, është një lidership që mban fjalën. Ajo që shqiptarët presin është llogaridhënia e të gjithëve. Mua më bën përshtypje se pse ka frikë një kryeministër nga drejtësia e tij që e ka kapur për fyti. I bën thirrje SPAK-ut të hetojë Ilir Metën? Shumë mirë bën që e bën këtë gjë. Tu çojë edhe pyetjet bashkë me Agaçin, sikurse ia çuan disa gjyqtarëve të Kushtetutës. Ilir Meta ka armët më të forta, unë nuk i jam shmangur ndonjëherë drejtësisë, as në 1992 kur më hoqën imunitetin. Pas 24 korrikut është e sigurt që Ilir Meta me qindra mijëra shqiptarë do shkojmë te SPAK me fakte dhe prova, jo me deklarata politike, për të gjithë mullarët e korrupsionit që lartësohen çdo ditë. Kush i ka penguar ata të hetojnë Saliun, apo Ilirin para 20 vitesh që ka qenë kryeministër? Pse i bëjnë të gjitha këto? Që të mos hetojnë Stelën, Zotin, Mërtirin. E di ai (Rama) që Iliri do ti shkojë të gjitha gjërave deri në fund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?