Rama, thirrje të rinjve: Investoni në Shqipëri, nuk keni parë gjë akoma!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sërish se në mesin e vitit 2024, paga mesatare në vendin tonë në sektorin publik, do të shkoj 900 euro.

Rama është shprehur se për disa kategori në sektorin publik, si punonjësit e policisë, ushtarët, mjekët etj, do të ketë rritje të pagës vit pas viti.

Kryeministri ka folur sërish për studentët e mjekësisë dhe projektligjin për të punuar për disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, duke thënë se është një akt patriotik, humanitar dhe profesional.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje edhe një herë që të rinjtë të mos synojnë largimin drejt Gjermanisë, por të investojnë në vendin e tyre, pasi sipas tij perspektiva është shumë e lartë.

Ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh dhe të mbash nëpër gojë dynjanë shqip?! Ku e gjen?! Po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës, nuk do ishin kafet plot… Që të mos flas për ata që kafen e pëlqejnë turke. Keni parë në Gjermani si është kafja? Lëng gështenjash! Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjerat që punojmë përditë. Viti i ri po vjen, dhe s’keni parë gjë akoma“, ka thënë Rama ditën e sotem në një aktivitet për kredi të buta për disa kategori.

SHKARKO APP