Rama thotë se kufiri është mbyllur. Ambasada greke: Nuk po ndalojmë asnjë shqiptar që të kthehet

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se kufiri me Greqinë është mbyllur dhe shqiptarët nuk mund të kthehen.

“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”,- shkruan kreu i qeverisë.

Ndërkohë Ambasada Greke në Tiranë ka njoftuar sot se shteti helen nuk ka marrë asnjë masë bllokuese për qytetarët shqiptarë që duan të kthehen në atdhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në njoftimin për mediat, Ambasada sqaron se afatet për lejet janë shtyrë, por nuk ka asnjë masë bllokuese ndaj qytetarëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në lidhje me informacione konfuze që transmetohen prej  mediave shqiptare për vështirësi me të cilat përballen qytetarë  Shqiptarë të cilët dëshërojnë të vijnë nga Greqia për në Shqipëri, Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron se absolutisht në asnjë rast  Autoritetet Greke nuk pengojnë daljen nga vendi të qytetarëve Shqiptarë që dëshërojnë të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet pikave  kufitare të kalimit Greqi – Shqipëri. Për më tepër, janë dekretuar amendime  të posaçme  që  parashikojnë  zgjatje të lejeve të qëndrimit  që skadojnë brënda afatit kohor gjatë të cilit janë në fuqi  masat e jashtëzakonshme”,- thuhet në njoftimin e ambasadës greke.

Nëse Greqia nuk e ka mbyllur kufirin për daljen e shqiptarëve, atëherë kush po i pengon shqiptarët të kthehen në shtëpitë e tyre?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?