Rama “thumbon” Bashën edhe në urimin për ditëlindje

 

Kryeministri Rama i uron ditëlindjen kreut të opozitës, Lulzim Basha. Urimin Rama e bëri gjatë fjalimit të tij në ceremoninë festive të 24 vjetorit të themelimit të PS-së që po mbahet në sheshin para Teatrit Kombëtar. Ditëlindja e Bashës dhe e PS-së përkojnë në të njëjtën ditë, në 12 qershor, por Rama e shtyu festën e PS-së për shkak të fushatës.

Natyrisht që urimi i kryeministrit për rivalin e tij politik ishte edhe thumbues. ”Nuk ia urova dot në kohë reale sepse ai ishte i zënë me fushatë për referendum kundër reformave të qeverisë”- u shpreh Rama para të pranishmëve. Duke vijuar më tej ai tha se ishte i sigurt që urimin Bashës do t’ja përcillte Tritan Shehu, i vetmi përfaqësues i PD-së në këtë ceremoni festive.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?