Rama tjetër mesazh shqiptarëve: Ta ngulisim mirë në kokë! Ky grip i pazakonshëm do përhapet, por 80 % e atyre që do preken…

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar edhe një herë me vendosmëri që qytetarët të zbatojnë të gjitha rregullat dhe masat e marra nga qeveria për të frenuar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

“Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo, por ndryshe nga cdo grip i zakonshëm që kalon pa trauma kombëtare e botërore luftohet me masa shtrënguese që përshkallezohen deri në forma drastike sic mbrohen qytetaret civile nga bombardimet ne lufe. Duke e marrë lehtë shkon me këmbët e tua drejt një katastrofe kombëtare, kurse duke zbatuar rregullat shkon me sytë katër e me të gjitha armët e mundshme në luftë duke përshkallëzuar masa të forta deri në esktrem“, tha Rama në një komunikim me qytetarët përmes Facebook të tij, ku ka renditur edhe disa shifra se sa gjasa ka që ky virus i pazakontë, të jetë fatal.

“Sukses në këtë luftë quajmë:

Së pari, ta ngulisim mirë në kokë është grip i pazakonshëm që do përhapet, por 80 % e atyre që do preken as do e marrin kurrë vesh që janë prekur se s’do kenë asnjë shenjë e do e ngordhin si cdo trup i shëndetshëm.

Së dyti vetëm 20 % të tjerë do kenë shenja të ndryshme por 80% e tyre do e kalojë njësoj si një grip i zakonshëm duke ndenjur në shtëpi, për këta këshillohet izolim brenda e mbajtja lart e të moshuarve e nuk bëhet shtrim në spital.

Së treti, vetëm 20% e atij 20% që ka shenja rezultojnë pozitiv me shenja shqetësuese e në shumicën dërrmuese janë mbi 60 vjec e janë të sëmurë kronikë, ndaj per ta vetëm duhet regjimi spitalor.

Ngadalësimi i perhapjes përmes masave shtrënguese krijon dy avantazhe të mëdha: Zvogëlon mundesine që numri i atyre që kanë nevoje të jetë më i madh se kapacitetet e sistemit shëndetësor që shkaktoi në Lombardi kolaps, e i jep kohë shkencës të gjejë kurën e duhur”, deklaron ndër të tjera Rama në një komunikim në Facebook.

SHKARKO APP