Rama: Tony Blair frymëzimi im për të reformuar PS. Ish-kryeministri britanik: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj

Në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair shkëmbyen dhe vlerësimet reciproke për njëri tjetrin

Edi Rama: Unë nuk do të isha as kryeministër as njeri i angazhuar në politikë nëse nuk do të ishte për Tony Blair. Përpara se ta njihja ishte modeli im e frymëzimi për të hyrë në politikë e reformuar PS dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë forcë për të bërë mirë por rrugë e tretë për të majtën. Blair është arsyeja kryesore pse unë u bëra kryeministër.

Tony Blair: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj më shumë në botë.

Ndër të tjera Rama pranoi se po forcohet siguria kibernetike ndërkohë që Shqipëria është objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani. ”Qeveria po punon me Microsoft dhe Orakull po përpiqemi të marrim më të mirë. Duke qenë se jemi përballur me një sulm mjaft masiv nga Irani, duke qenë dhe objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani, ne e dimë jo vetëm logjikisht porn ë lëkurë sesa është e rëndësishme të kesh të dhëna të sigurta”.

Rama mbylli fjalën e tij në këtë samit pa harruar të ftojë të gjithë të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë që Zoti e bekoi me bukurinë ndërsa historia e mallkoi. “Ku do të shkojë kjo teknologji? Për një gjë që jam i sigurtë që Teknologjia nuk do arrijë kurrë ti bëjë është dielli, plazhet, malet e jashtëzakonshme, liqenet, qytetarët mikritës të Shqipërisë. Ejani në Shqipëri e do të keni ide më të mira si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia”.

SHKARKO APP