Rama tregon çfarë diskutoi me Zaevin e Vuçiçin në takimin 120 minutësh

120 minuta ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot në Ohër.

Në takimin është diskutuar bashkëpunimi ekonomik si dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve në Ballkan. Pas takimit, tre liderët darkuan në një restorant në Ohër. Pamjet e këtij takimi i ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

OHËR – Në takimin e mirëseardhjes së Kryeministrit Zajev në vigjilje të Samitit të Ohrit nesër, ku janë të ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si edhe partnerët nga Brukseli, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Europiane e Investimeve”, shprehet Rama duke i bashkëngjitur dhe videon nga takimi.

SHKARKO APP