Rama tregon pse nuk hiqet Ora Policore: Nuk do biem në kurthin e euforisë

Kryeministri Edi Rama ka treguar pse në Shqipëri nuk u hoq Ora Policore, siç po ndodh në çdo vend të Europës. Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë thekson se ”Jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës”.

Ora Policore nga 1 qershori do të jetë në orën 23:00-06:00, por ky vendim i Komitetit të Ekspertëve ka ngjallur shumë pakënaqësi. Ekspertët e shohin zhgënjyes vendimin e Komitetit, në një kohë që argumentojnë se situata epidemiologjike është e qetë.

“Një farë zhgënjimi është sepse situata epidemiologjike është tejet e qetë, rastet janë 14 për 100 mijë ndërkohë që Spanja sot e ka 140 pra 10-fish më lart dhe orën e kufizimit e ka në 12 të natës. Duhet të shohim dhe shpërndarjen që i përkasin zonave të largëta ndërkohë që orari i kufizimit prek më shume bashkitë e mëdha dhe Tirana specifikisht që duket që është relativish të pastër”.

Për industrinë e turizmit, baret e restorantet, Shqipëria e humbi rastin që të shpallej të paktat vendet “Covid free” në botë dhe e hapur 24 orë, çka do të ishte reklama më e mire për këtë sezon. Kufizimi shkakton dëme të mëdha.

Postimi i plotë

Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!

SHKARKO APP