Rama tregon sesi do jenë dronët ”Bayraktar”: Do përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile

Kryeministri Edi Rama ka treguar me video sesi do të jenë dronët ”Bayraktar”, që do të vijnë nga Turqia në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, këto drone do të përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Postimi i plotë

Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” që shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile.

Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s.

Të përkushtuar për të përdorur teknologjinë më të avancuar në mbrojtjen e territorit tonë.

SHKARKO APP