Rama: Tri linja hekurudhore do të lidhin Durrësin me disa vende të rajonit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Forumin e Tiranës për Ndërlidhjen Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, foli për 3 linja hekurudhore që do të lidhin Durrësin me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Prishtinën.

Mes të tjerash, Rama theksoi se këto linja do të rrisnin bashkëpunimin dhe nxitjen e investimeve në vend.

Ka qenë një proces i gjatë, por edhe më shumë se sa aq me BERZH, për arsye që nuk kanë qenë të lehta për t’u kuptuar. Aktualisht na duhet që ta lidhim Durrësin me Malin e Zi në kuptimin hekurudhor, pasi nuk ka kuptim. Në të kundët Lidhja e Durrësit me Hanin e Hotit dhe me Malin e Zi, do të nxisë tregtinë. Ne presim me padurim që të punojmë për hekurudhën tjetër Durrës-Prishtinë dhe më pas të lidhemi me Nishin, që e sjell investimin në një rrjet më të gjerë rajonal. Nuk po e vendos në tabelën e përparësive, por këto të tria janë përparësi. Një tjetër segment është Durrës-Maqedoni e Veriut, që do të jetë kuptimplotë për rajonin. Do të jetë më rëndësi paralelisht me punën që kemi nisur për Portin e Ri të Durrësit, që do të jetë më dinjitoz nga pikëpamja mjedisore. Kjo ishte sa i takon hekurudhave dhe rrugëve. Sigurisht urojmë që të mund të shoqërojmë projektin e hekurudhës Durrës-Maqedoni e Veriut dhe me projekte të infrastrukturës, por do të dhe të kalojmë disa pengesa në situatën aktuale. Pjesa tjetër ka të bëjë me historinë digjitale, duke hapur një horizont të ri për të rinjtë. Kemi shumë të rinj të talentuar, të cilët duhet të shoqërohen përmes një mënyrë të gjithanshme për prezantimin e tyre me botën digjitale. Me informatikën në shkollë, duke e sjellë në epokë tjetër, pasi laboratorët e vjetër nuk përmbushin dhe nuk përballen me sfidat e kohës”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP