Rama u bën thirrje demokratëve: Votoni numrin 5 jo për t’u bërë socialist, por për Shqipërinë në BE

Kryeministri, njëherësh kreu i PS, Edi Rama ritheksoi sot rëndësinë e votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Në këtë status në rrjetet sociale, Rama fton qytetarët, edhe ata demokratë, që të investojnë me votën e tyre në zgjedhjet e 11 majit duke votuar numrin 5, pa u ndikuar nga preferencat politike, majtas apo djathtas.
“Je demokrat? Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
Kryeministri thekson se vota në 11 maj për numrin 5 në fletën e votimit është një hap i rëndësishëm “për të marrë pasaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur”.