Rama u beson shumë grave! Nga 16 ministri, 12 prej tyre do të drejtohen nga gra

Kryeministri Edi Rama zbuloi sot emrat e ministrave, me të cilët do të qeverisë në mandatin e tretë në katër vitet e ardhshme.  Ndonëse nuk ka surprizuar me emrat e kabinetit të ri qeveritar, Rama ka befasuar me përbërjen e këtij kabineti. Kështu, nga 16 poste ministrore që janë në total, 12 prej tyre Rama ua ka besuar grave.

Në mandatin e tretë, Edi Rama do të drejtojë vendin me 14 gra dhe vetëm 4 burra, dhe këta të fundit janë Bledi Çuçi te Ministria e Brendshme, Ulsi Manja te Ministria e Drejtësisë, dhe Niko Peleshi te Minisria e Mbrojtjes, ndërkohë që do të ketë në krah si zëvendëskryeministër edhe Arben Ahmetajn.

Nga ana tjetër, qeveria “Rama 3” do të ketë në përbërjen e tij plot 12 gra, si: Ogerta Manastirliu te Ministria e Shëndetësisë, Evis Kushi te Ministria e Arsimit, Belinda Balluku te Ministria e Infrastrukturës, Mirela Kumbaro te Ministria e Turizmit, Elva Margariti te Ministria e Kulturës, Frida Krifca te Ministria e Bujqësisë, Delinda Ibrahimi te Ministria e Financave, si dhe Olta Xhaçka te Ministria e Jashtme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në kabinetin e ri qeveritar janë edhe katër ministre shteti, si Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali, për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi për Rininë dhe Fëmijët, Milva Ekonomi për Standardet dhe Shërbimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?