Rama: U kthye nga Italia, i riu ka 5 mijë rrënjë ullinj dhe 50 punëtorë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e Fatjonit, i cili është kthyer nga Italia në Kaninë dhe falë punës ka arritur të ketë mbi 5 mijë rrënjë ullinj dhe një ekip prej 50 punëtorësh. ”Kur vendosi të kthehej nga Italia, Fatjoni e kishte ndarë mendjen t’u kushtohej tokave të vendit të tij, kodrave me diell që shohin nga deti, në Kaninë. E nisi punën me shumë pak dhe sot ka më shumë se 5 mijë rrënjë, kalinjot shekullor, të rritur në një ballkon historik që nuk i ngjan asnjë tjetri. Tashmë, me një ekip prej 50 punëtorësh, prej shtatorit deri në nëntor, mbledhin ullinjtë për të prodhuar vajin e mrekullueshëm që nxjerrin këto toka të bekuara”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP