Rama: U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur sot se po vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa, Loti 1, me gjatësi 4.8 km. Sipas ARRSH-së, aktualisht po punohet në aksin që nis në dalje të Kombinatit dhe përfundon afër fshatit Pezë-Helmës.
Edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga puna, ku shkruan se do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë.
”U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”,-shkruan Rama.