Rama: Universiteti Bujqësor ka kaluar në dy faza, atë të burimit të dijes dhe rrënimit
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku pjesëmarrës ishin akademikë, por edhe studentë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se UBT ka kaluar dy faza, atë kur ishte burim i dijes, dhe tjetra që përkon me rrënimin dhe braktisjen.
“UBT për hir të vërtetës ka kaluar dy faza në historinë e vetë. Ka pasur një fazë ku ishte qendër ekselence reale, por ishte pikë referimi, kur UBT ishte njëkohësisht burimi i dijes për atë zhvillim dhe nevoja të bujqësisë dhe fshatit që kishte vendi, pedagogët e UBT ishin akademikë dhe dijetarë.
Pastaj pati një fazë tjetër, ajo e rrënimit dhe braktisjes, degjenerimit publik të tij. Rektori përsëriti një telefonatë, që ishte pasi së bashku me të ne bëmë një ndërhyrje të rëndë dhe të turpshme nga nevoja për çlirimin universitetit. Ishte marrë që nga qoftet deri tek shitja e të brendshmeve. Ishte dramatike të hyje në klasë, ku duhet të hyje përmes një pazari aktivitetesh tregtare. Edhe për faktin që shumë kush mendoi se koha e fshatit mbaroi dhe erdhi koha e qytetit, mbaroi koha e autokombajnave dhe erdhi ajo e ‘”Mercedesëve” të vjedhur.
Krijuam popullatën më të madhe të juristëve për metër katror.
Së bashku me rektorin ishim në një gjatësi vale, meqë ishim të dy pa flokë dhe kjo na bënte më të lehët kapërcimin e kufirit partiak. E nisim këtë aventurë kur rektori tha që s’kemi si e mbajmë këtë universitet pa ulur mesataren. D.m.th. nga gjysmë të vdekur ti marrim të vdekur. I thashë që është një mbijetesë për të gënjyer veten, pasi ne synojmë që ta bëjmë UBT në trend. Na duhet të lidhemi me një universitet europian dhe kështu shkuam në shkallët e BOKU-t.
Është ish rektori i universitetit BOKU që kur ne e takim ishte në detyrë. Aty filluam bisedën parë. Unë e ndjeja që na shihte me një ndjeni çudie të përzier me frikë. Falë këtij burri që rasti e solli të tërhiqej nga aktiviteti akademik dhe të na bashkohej me bujari në këtë përpjekje tonë, ne kemi një bashkudhëtar që i di të gjitha ato që ne kemi nevojë”, u shpreh Rama.
KOHA JONË SONDAZH

