Rama, urdhër deputetëve: Pushime deri më 20 gusht
Deputetët e majtë nuk do të presin fillimin e sesionit parlamentar për t’ju dhënë fund pushimeve verore.
Sipas gazetës “Sot”, kryeministri Rama ka urdhëruar të gjithë ligjvënësit që të ndërpresin pushimet më 20 gusht dhe të rikthehen në Tiranë për të nisur zbatimin e detyrave të lëna nga Asambleja Kombëtare.
Më 20 gusht do të nisë nga puna grupi për ndryshimet në statut për kryetarin, ku do saktësohet se kur kreu i PS fiton zgjedhjet parlamentare nuk ka pse të bëhen zgjedhje në parti kur atij i mbaron mandati, pasi atë e ka votuar populli.
Sa i takon analizës së zgjedhjeve, nga baza ajo do vijojë nëpër organizata të partisë.
Rama ka urdhëruar ngritjen edhe të 15 grupeve të tjera për të bërë analizën në organizatat e partisë.
Ndërkohë, PS do t’i nënshtrohet një procesi të tretë.
Në 10 shtator anëtarësia e PS do rifreskohet. Të gjithë anëtarët aktivë të PS do të listohen, listë e cila do pasurohet më pas me anëtarë të rinj.
Gjithashtu, edhe anëtarësia do marrë pjesë në procesin e votimit të kryetarëve të rinj të PS.