Rama urdhër Kongresit: Dua 800 mijë vota në tavolinë për mandatin e tretë
Kryeministri Edi Rama që pas zbulimit të sloganit të Kongresit të PS-së “Edhe 1”, nuk e ka fshehur tashmë ambicien e tij për një mandat të tretë qeverisës.
Dhe për ta realizuar këtë, nga foltorja e Kongresit, ka urdhëruar socialistët që t’i sjellin atij 800 mijë vota në tavolinë, edhe pse ky vit nuk është elektoral.
“Siç e ndoqëm dhe nga dje, ky kongres, nuk është një kongres i zakonshëm politik, por është një moment reflektimi dhe zhvillimi programatik. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që i dhanë deri në këtë moment këtë përmasë këtij kongresi dhe ma bënë mua më të lehtë që të mos zgjatem në çka u tha. Është mirë që mos t’i harrojmë dhe askush që militon në PS, si të vërteta që janë dhe që askush nuk i mohon dot. Sot PS është me e fortë se çka qenë në 30 vite. Kemi mbështetjen e një shumice që na ka dhënë një mandat ekskluziv dhe me numrin më të madhe të votave që PS ka marrë ndonjëherë. Jo në raport me konkurrentët, në zgjedhjet e ardhshme, të jemi jo vetëm partia e parë, pasi jemi dhe do të jemi pa diskutim. Por kemi mbështetjen më të madhe popullore që kemi pasur ndonjëherë deri më tani. Dua 800 mijë vota për mandatin e tretë të PS. Është shumë e lehtë të thuhet, shumë më e vështirë të bëhet. për më tepër kur në rrugën e 8 viteve deri në momentin kur do të na duhet të kërkojmë 800 mijë vota ka nevojë për të pranuar dhe për të kuptuar se duhet edhe më shumë energji ndërkohë që një pjesë e energjisë është konsumuar.”, pohoi kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

