Rama urim të veçantë për mësuesit: Po kaloni një vit të vështirë, por ju siguroj të gjithëve se…!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel të 7 marsit me një urim për të gjithë mësuesit shqiptarë.
Në një mesazh në “Facebook”, Rama thekson se të gjithë mësuesit po kalojnë një vit tejet të vështirë, por sipas kryeministrit, e mira është ende përpara tyre.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me një urim nga zemra për të gjithë mësuesit e Shqipërisë, ata në pension e ata që në krye të detyrës po kalojnë një vit tejet të vështirë, duke i siguruar krejt ata se më e mira është ende përpara nesh, ju uroj të gjithëve një ditë të bukur🙏”, shkruan Rama.