Rama uron hebrenjtë për Vitin e Ri: Qytetaria mbizotëroftë mbi egërsinë

Kryeministri Edi Rama ka uruar komunitetin hebre për Vitin e Ri të tyre. Rama uron që paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë.

”Duke i uruar komunitetit tonë hebre dhe të gjithë atyre që festojnë Rosh Hashanah një Vit të Ri të qetë dhe të ëmbël. Qoftë ky vit i ri, viti i kthimit të gjithë pengjeve te të dashurit e tyre. Paqja dhe qytetaria mbizotërofshin mbi terrorin dhe egërsinë”, shkruan Rama. Ky urim i kryeministrit vjen vetëm një ditë pas sulmeve iraniane me raketa ndaj Izraelit, të cilët u dënuan me forca nga Shqipëria.

Rosh Hashanah në Izrael është një nga periudhat më të veçanta dhe kuptimplota të vitit. Viti i Ri hebre, Rosh Hashanah zakonisht bie gjatë shtatorit, ose fillimit të tetorit. Rosh Hashanah është një festë dyditore e cila feston fillimin e vitit të ri sipas kalendarit hebre.

SHKARKO APP