Rama uron: Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë

Kryeministri Rama: “Çfarë viti filloi!” – Binjakët e parë të vitit 2025, Ares dhe Rajd, lajmës të bereqetit, mirësisë dhe begatisë. Në minutat e para të Vitit të Ri, Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të veçantë për të gjithë shqiptarët. Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, në pikën e mesnatës, erdhën në jetë binjakët e parë të vitit 2025, Ares dhe Rajd.

“Mirëserdhët Ares dhe Rajd, jetë të gjatë dhe me këmbën e mbarë!” – shkruan Kryeministri në postimin e tij në rrjetet sociale, duke uruar që ky vit të sjellë bereqet dhe mbarësi për të gjithë.

Binjakët Ares dhe Rajd janë lajmësit e parë të këtij Viti të Ri, të cilët gjithashtu përfitojnë nga bonusi i bebeve, me nga 80 mijë lekë secili, si pjesë e politikave mbështetëse për familjet e reja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viti 2025 nis me gëzim dhe shpresë, i shënuar nga ky moment i bukur, që Kryeministri e konsideron një fillim me fat dhe simbolik për të gjithë shqiptarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?