Rama uron Ursula von der Leyen: Mezi pres të vijojmë punën për ta futur Shqipërinë në BE

Rizgjedhja e Ursula Von Der Leyen si presidente e Komisionit Europian, për kryeministrin Edi Rama është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Teksa e ka uruar për këtë besim që mori në detyrën e saj, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s. ”Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.

Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian.

Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.

SHKARKO APP