Rama: Vaksinimi nis në mes të janarit! Presim të finalizojmë marrëveshjen me Pfizer
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vaksinimi anti-covid në SHqipëri do të nis në muajin janar, teksa shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën, ndryshe nga sa pretendon krye i PD-së Lulzim Basha.
“Jemi në përpjekje për të marrë vaksinën, më vjen keq kur dëgjoj lloj-lloj teorish, sepse situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raport mes kërkesës dhe ofertës. Mbani parasysh një shifër se mbase ndihmon për të kuptuar panoramën. Italia e cila ka nisur vaksinimin 2- 3 ditë më parë, ka në dispozicon 9700 vaksina, kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE-së, me një popullsi të konsiderueshme ka nisur vaksinimin me 9700 doza.
Marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit dhe kur them shtet kam parasysh BE si një entitet i tërë, dhe duhet të keni parasysh që dhe SHBA ka një ndalesë me një akt të presidentit të SHBA që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA dhe ky ngërc i takon vetëm fazës së parë, fillimit se prodhimi do të rritet në fazë eksponenciale.
Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç, do e fillojmë brenda janarit dhe kam tendecë të besoj që ne mes të janarit do jemi në gjendj të fillojmë vaksinimin me mjekë e infermierë dhe më pas në grupet e tjera vunerabël, mësues, punonjës policie dhe më të mëshuarit. Jemi në diskutime dhe me Modernan dhe AstraZenerca, dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer dhe kjo është arsyeja se përse kjo mbetet në këtë fazë një punë intesive diplomatike dhe komunikimi në të katërta anët”,-tha ndër të tjera Rama.