Kryeministri Rama: Vaksinohu sa më parë, mbro shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur!
Kryeministri Edi Rama u ka bërë një tjetër apel për vaksinim qytetarëve.
Me anë të një postimi në faqen e tij në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar fotot e disa të rinjve të cilët kanë marrë vaksinën. Ai këshillon qytetarët të vaksinohen sa më shpejt në pikën më të afërt të vaksinimit.
“Vaksinimi nuk pret! Vaksinohu sa më parë në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroje shëndetin tënd dhe të njerëzve të dashur,” shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

