Rama: Veliaj është njeriu që i duhej Tiranës, për ta shkundur atë

Në Tonight nga Ilva Tare, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve për protestat e opozitës kundër këndit të lojërave për fëmijë te parku i Liqenit, duke theksuar se PD është një parti pa lider e vizion, që është e dëshpëruar, pa program sepse kapet pas gjërave që i dalin rrugës.

Mandej, ai ka theksuar se sot shumica e qytetarëve të Tiranës janë të vetëdijshëm se “kryetari i ri i Bashkisë është njeriu që i duhej Tiranës për ta shkundur dhe për ta rivënë në lëvizje hap pas hapi, duke marrë parasysh edhe një trashëgimi shumë të rëndë financiare, si dhe një trashëgimi po aq të rëndë të administratës së bashkisë së Tiranës”.

Gjithashtu, Rama hodhi poshtë pretendimet e opozitës se nuk ka leje për ndërtimin e këndit të lojërave. “Këto janë muhabete në hava sesa i ligjshëm apo i paligjshëm është ndërtimi, mund ta verifikoni lehtësisht sepse ka një dokumentacion përkatës. Një parti politike që e konsideron veten alternativë qeverisëse nuk mund të kthehet në një çetë që sulmon një punë publike në formën që tregojnë dhe këto pamje. Është një pamje dëshpëruese për një parti politike, këtu kemi parë shumë dhe jemi mësuar të shohim shumë çudira që nuk na bëjnë çudi, por këto pamje do kishin çuditur çdo qytetar të thjeshtë të çdo vendi europian sepse nuk ndodh që partia politike të sulmojë punët publike dhe nuk e kanë për herë të parë. Ka sulmuar me të njëjtat argumenta një punë publike në bashkinë e Tiranës, jo nuk ka leje mjedisore, jo nuk ka leje këtu, aty, që ishte nënkalimi i Zogut të Zi ku ka hedhur në erë disa miliona eruo për të cilat është marrë dhe bnjë vendim gjykate që e pafajëson plotësisht bashkinë e Tiranës dhe e fajëson plotësisht partinë politike. Por ato para i mori lumi i kësaj lloj politike dhe për fat të keq ajo që kishim parashikuar në atë kohë sot po ndodh. Kaloni aty ku duhet të ishte nënkalimi i Zogut të Zi që do të siguronte lirshmëri trafiku për një periudhë 20 vjeçare dhe pastaj do të duhej të rikonceptohej me një mbikalim tjetër dhe do të kuptoni se çfarë të mirash i ka sjellë kjo lloj qasje politike punëve publike të këtij qyteti.”

SHKARKO APP