Rama­-Veliaj: Nis zëvendësimi i çdo gjëje të humbur nga përmbytjet

Në kuadër të kompensimit të të gjitha dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, si edhe përfaqësues të biznesit, ishin sot në Novoselë të Vlorës ku kanë shpërndarë ndihma për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Falë edhe ndihmës së bizneseve që kanë kontribuar në këtë fazë të trajtimit të pasojave të përmbytjeve, në Novoselë është bërë e mundur jo vetëm shpërndarja e ushqimeve dhe e veshmbathjeve, por sot ka nisur edhe zëvendësimi i të gjitha pajisjeve elektroshtëpiake të dëmtuara nga uji.

Që në nisje të këtij inspektimi, ministri Veliaj informoi kryeministrin Rama se në një nga magazinat e mëdha në Novoselë janë grumbulluar dhe ka nisur shpërndarja e pajisjeve elektroshtëpiake si lavatriçe dhe frigoriferë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë magazinë janë grumbulluar 128 komplete elektroshtëpiake, frigoriferë dhe lavatriçe, të cilat po shpërndahen për të gjitha ato familje që përmbytjet u shkaktuan dëme në shtëpitë e tyre”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, ai bëri të ditur se me ndihmën dhe kontributin e disa sipërmarrësve, po ndërtohen dhe po meremetohen edhe disa shtëpi që kanë pësuar dëme serioze si pasojë e vërshimit të ujit. Po ashtu, Veliaj vuri në dukje edhe ndihmën që po u jepet familjeve që kanë në përbërjen e tyre persona me aftësi të kufizuara.

Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se me mbylljen me sukses të fazës së parë, po mbyllet edhe faza e dytë, ajo e zëvendësimit të çdo gjëje të humbur nga përmbytjet.

“Vullneti i sipërmarrësve po kanalizohet me lista e regjistra dhe ndihma po shkon aty ku duhet”, tha kryeministri Rama, ndërsa paralajmëroi se në fazën e tretë do të bëhet edhe riparimi i argjinaturave dhe pastrimi i kanaleve kulluese.

Gjithashtu, ai siguroi se shteti do t’u gjendet pranë edhe atyre që humbën serrat dhe infrastrukturën prodhuese.

Më parë, Rama vizitoi fshatin Hoxharë ku mori pjesë në dorëzimin e një tufe delesh një fermeri që i kishte humbur ato në ditët e përmbytjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?