Rama: Vendi s’ka vakum, 2021 është shumë afër politikisht

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ku tha se drejtimi i organizatave të PS-së i është besuar një gruaje dhe një burri. Nga ana tjetër, ai tha se Kuvendi funksionon dhe se Reformat po shkojnë përpara. ”Kemi bërë edhe zgjedhjen një anëtarë një votë. Duhet të zgjdhim kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Procesi po ecën sipas normave të paracaktuara, unë besoj se ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, na ka dhënë një energji të re, një ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme. Qershori i vitit 2021 është shumë afër. Drejtimi i organizatave të PS-së i është besuar një gruaje dhe një burri. Shkodra është më rëndë, se ka një kryetare që nuk është kryetare. Kjo është një çështje që nuk është në dorën tonë. Vendi nuk ka vakum, Kuvendi funksionin, procesi legjislativ ecën, Reformat po shkojnë përpara”.

I pyetur për marrëdhënien me Presidentin Ilir Meta, ai tha se “s’kemi asnjë komunikimi. Situata post zgjedhore krijoi ngërçin me dekrete dhe zhdekrete. Ne garantojmë vazhdimësi normale të qeverisjes vendore”. Ndër të tjera Rama u pyet nga gazetarët sa i takon zgjedhjeve në Shkodër. Rama iu referua kryebashkiakes në detyrë, Voltana Ademit si një kryetare që s’është kryetare. ”Përsa i përket Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq është në situatën më të rëndë se ka një kryetare që s’është kryetare dhe ka një vakum në këtë aspekt por kjo është një çështje që s’është në dorën tonë por presim të marrim një zgjidhje”.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë u shpreh gjatë një deklarate për mediat se ka ardhur koha që të mbyllet procesi për zgjedhjen e kryetarit të partisë. “Jemi në proces kandidaturash për kryetarin e partisë, prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi, ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, pasi kemi përfshirë në proces edhe gratë duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali, gruaje ose vajze, tani ka ardhur koha të mbyllim procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë”.

SHKARKO APP