Rama: Vendi ynë tashmë pjesë e guidës për britanikët

Gazeta britanike “Metro” ka sugjeruar Shqipërinë si një ndër vendet që duhet vizituar në vitin 2023, mes Jordanisë, Portugalisë e Guajanës. Artikulli u nda edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se tashmë Shqipëria është pjesë e guidës së britanikëve.

“Edhe gazeta britanike Metro, këtë fundvit rendit sugjerimet për vendet që duhen vizituar në vitin 2023, ku natyrisht Shqipëria është pjesë e guidës së rekomanduar”, shkruan Rama.

Gazeta ‘Metro’, teksa shkruan se në Shqipëri mund të gjenden plazhe me ujëra të kristalta si ato të Maldiveve, thekson se në vendin tonë mund të gjejnë edhe çmime ekonomike.

 

SHKARKO APP