Rama vetëofrohet për të zgjidhur krizën e vjedhjes së zgjedhjeve në Bjellorusi
Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e drejtuesit të radhës së presidencës së OSBE, është vetëofruar për të zgjidhur krizën e rëndë në Bjellorusi. Në një njoftim të zyrës së OSBE, thuhet se kryeministri i Shqipërisë është gati të vizitojnë Bjellorusinë për të diskutuar me qeverinë dhe opozitën.
Bjellorusia është përfshirë në protesta të dhunshme pas zgjedhjeve të fundit, të cilat u fituan për herë të pestë radhazi nga partia e presidentit Alexander Llukashenko.
Kriza në Bjellorusi, në disa çështje, është e ngjashme me atë që Edi Rama ka shkaktuar në Shqipëri. Opozita Bjelloruse akuzon Alexander Llukashenkon për vjedhje të zgjedhjeve, censurë mediatike, kolaps të ekonomisë dhe vendosje të një regjimi diktatorial.
KOHA JONË SONDAZH

