Rama: Vijojnë investimet në shkolla, për transformimin e infrastrukturës arsimore
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryeministri theksoi rëndësinë e investimeve që po vijojnë për transformimin e infrastrukturës arsimore, nga shkollat në universitete. Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është sigurimi i mjediseve moderne dhe të mirëpajisura, ku nxënësit dhe studentët të mund të mësojnë dhe të zhvillohen në kushte optimale.
“Transformimi i infrastrukturës arsimore është themeli i një të ardhmeje më të ndritur për brezat e rinj,” nënvizoi Rama.
Këto investime synojnë të përmbushin standardet bashkëkohore të edukimit dhe të nxisin një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve shqiptarë.
AV
KOHA JONË SONDAZH

