Rama vijon akuzat ndaj kreut të shtetit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot sulmet ndaj kreut të shtetit. Kryeministri ka vizituar inceneratorin e Elbasanit, në kuadër të nismës “Deputeti që duam”, teksa ka kritikuar kreun e shtetit për dhënien e dekoratave.

“A mund të ma thotë njeri çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot, çfarë do, çfarë duhet akoma që Shqipëria ti japë Ilir Metës. Që kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë aq sa ma marrë Ilir Meta, nuk ka privilegj më të lartë se të jesh kryeministër, kryetar parlamenti, president, e le më pastaj që të jesh kryetar parlamenti , kryeministër pa u bërë 50 vjeç, këto ia ka dhënë Shqipëria Ilir Metës. Që nuk lë të vdekurit rehat se të gjallët jo, tani që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë për të dekoruar heronjtë për ti bërë mjeshtër pune, zanati, e bëj këtë pyetje për feonomenin e tmerrshëm, për fenomenin e mos ndaljes së trajtuarjes së Shqipërisë si plaçke”,- tha kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?